Hero background

BELI Travel, partneri yt më i mirë!

Me ne, udhëtimi juaj është në duar të sigurta - kujdes i veçantë për klientët, korrektësi dhe shërbime që mund t'i besoni vetëm te BELI Travel!

Ofertat

Udhëtimi juaj i ëndrrave është më pranë se kurrë! Shikoni ofertat tona speciale dhe filloni aventurën që gjithmonë keni dëshiruar.

pkg.picture.alternativeText || pkg.title
6 netë, 7 ditë
Turqi

Pushime në Antalya

Krijoni pushime të paharrueshme në Rivieren Turke, bregdete të kristalta, aktivitete dhe eksperienca që do qëndrojnë gjatë në kujtesën tuaj. Rezervoni tani dhe përjetoni magjinë e bregdetit Turk!

Perfshihet:
Hoteli
Bileta
Transporti
pkg.picture.alternativeText || pkg.title
2 netë / 3 ditë
Itali

Udhëtim në Milano

Zbuloni elegancën dhe stilin e Milanos! Qyteti i modës dhe artit ju mirëpret me monumente historike dhe shëtitje të paharrueshme. Rezervoni tani dhe përjetoni magjinë e Italisë!

Perfshihet:
Hoteli
Bileta
pkg.picture.alternativeText || pkg.title
2 netë / 3 ditë
Hungari

Udhtëtim në Budapest!

Zbuloni bukurinë e Budapestit, një qytet i mbushur me histori, arkitekturë mahnitëse dhe pamje të mrekullueshme të lumin Danub. Vizitoni Kalatën e Buda-s, Sheshin e Heronjve dhe shijoni banjat termale për një përvojë të paharrueshme. Rezervoni udhëtimin tuaj dhe përjetoni magjinë e këtij qyteti të veçantë!

Perfshihet:
Hoteli
Bileta
pkg.picture.alternativeText || pkg.title
2 netë / 3 ditë
Turki

Udhëtim në Stamboll

Eksploroni bukuritë e pafundme të Stambollit! Qyteti ku historia dhe moderniteti bashkohen në një harmoni magjike. Rezervoni udhëtimin tuaj për të zbuluar monumentet e njohura dhe shijuar atmosferën e veçantë të Stambollit.

Perfshihet:
Hoteli
Bileta

Linjë e rregullt me autobus për në Zvicër

Që nga viti 2008, ofrojmë shërbim të rregullt gjatë gjithë vitit në linjën Kosovë-Zvicër-Kosovë. Destinacionet tona përfshijnë qytete si Zurich, Basel, Laussane dhe Geneve, duke siguruar udhëtime të rehatshme dhe të besueshme.

bus.image1Alt
bus.image2Alt
bus.image3Alt
bus.image4Alt
bus.image5Alt
bus.image6Alt

Fluturime në të gjithë botën!

Ofrojmë bileta avioni për destinacione në mbarë botën, duke filluar nga vendet si Gjermania, Zvicra, Austria, Suedia dhe Finlanda, deri te destinacione si Kina dhe SHBA. Udhëtoni me ne për çmime të shkëlqyera dhe fleksibilitet të lartë!

plane.imageAlt

Udhëzues

BELI Travel i mundëson udhëtarëve shkrime dhe këshilla të detajuara për t’i ndihmuar në planifikimin e pushimeve të tyre ideale. Me udhëzues praktikë dhe rekomandime unike, çdo udhëtim bëhet i thjeshtë dhe i paharrueshëm!

1000_F_381677568_eZaX7u05HIszMcZTTJbfCk0tFoizziFU.jpg

Dubai: Qyteti modern dhe luksoz

17/01/2025

Dubai është një nga qytetet më moderne dhe dinamike të Botës, i njohur për arkitekturën e tij të jashtëzakonshme, qendrat tregtare luksoze, dhe jetën e natës të gjallë. Është një destinacion turistik i preferuar për shkak të plazheve të tij, hoteleve 5 yje, dhe atraksioneve të njohura me luksin. Dubai është gjithashtu një qendër financiare dhe biznesi në Lindjen e Mesme, me një ekonomi të fuqishme dhe një infrastrukturë të përparuar. Vendet që duhet t'i vizitojmë me patjetër në Dubai: 1. Burj Khalifa 2. Global Village 3. Dubai Frame 4. Miracle Garden 5. Red Dunes Desert Safari 6. Atlantis 7. Museum of the Future 8. Dubai Aquarium & Underwater Zoo

Me shume
duomo_milano_pisa.webp

Milani: Kryeqyteti i Modës

12/01/2025

Milano është një qytet italian i njohur për stilin e tij të jetesës, modën, dhe historinë e pasur kulturore. Është një nga kryeqytetet botërore të modës dhe dizajnit, i njohur për shtëpitë e modës, ekspozitat dhe javën e modës. Arsyet kryesore për të vizituar këtë qytet të mrekullueshëm janë: Arkitektura dhe monumentet, arti dhe kultura, moda dhe blerjet, jeta e natës dhe gastronomia, aktivitetet e ngjarjet si dhe vizitat ditore. Vendet që duhet t'i vizitioni: 1. Milan Cathedral 2. The Last Supper by Da Vinci 3. Galleria Vittorio Emanuele II 4. Landmarks: Castello Sforzesco 5. Parco Sempione & Arco della Pace 6. I Navigli district 7. La Scala Theater

Me shume
TTTD-Vienna-feature-1440-675.jpg

Viena: Simfoni e kulturës dhe historisë

12/01/2025

Viena është një qytet i njohur për historinë e saj të pasur kulturore, arkitekturën e mrekullueshme dhe ndikimin e saj të madh në muzikë, art dhe filozofi. Njihet si kryeqyteti i muzikës klasike sepse ka qene shtëpia kompozitorëve të njohur botërorë si Mozart, Beethoven dhe Strauss. Opera e Vienës është simbol i jetës muzikore të qytetit. Viena është e njohur për ndërtesat e saj historike dhe për arkitekturën elegante barok dhe renesancë. Ka disa nga galeritë dhe muzeumet më të rëndësishme në botë. Këto aspekte dhe shumë të tjera e bëjnë Vjenën një nga qytetet më të famshme dhe të vizituara në botë, duke ofruar një përvojë të pasur kulturore dhe historike. Vendet më të famshme për tu vizituar në Viene: 1. Schönbrunn Palace 2. Hitoric Center of Vienna 3. Kunsthistorisches Museum Vienna 4. Belvedere Museum 5. St. Stephen's Cathedral 6. The Hofburg 7. Wiener Staatsoper 8. Osterreichische Nationalbibliothek 9. Rathaus 10. Stephansplatz

Me shume
Why-Is-Paris-Called-The-City-of-Light-880x540.jpg

Paris: "Qyteti i Dritave"

17/01/2025

Parisi quhet ndryshe edhe "Qyteti i Dritave" ("La Ville Lumière" në frëngjisht). Ky emër lidhet me historinë e qytetit si një qendër e ndriçimit intelektual dhe kulturor, si dhe me faktin që Paris ishte një nga qytetet e para që instaloi ndriçimin publik me gaz në rrugët e tij. Parisi ka një histori të pasur dhe të gjatë që përfshin ngjarje të rëndësishme si Revolucioni Francez dhe periudha e Napolonit. Konsiderohet një nga kryeqytetet më të rëndësishme kulturore dhe artistike në botë. Poashtu është kryeqyteti i modës botërore dhe një destinacion i njohur për ata që kërkojnë stilin e lartë dhe dizajnin elegant. Vendet që duhet të vizitohen në Paris: 1. Eiffel Tower 2. Louvre Museum 3. Musee d'Orsay 4. Cathedrale Notre-Dame de Paris 5. Arc de Triomphe 6. Luxembourg Gardens 7. Seine River

Me shume
the-blue-mosque-in-istanbul-turkey_uBl9m1ErD.avif

Stamboll: Ku Lindja takon Perëndimin

12/01/2025

Stambolli është një qytet që i bashkon dy kontinente, dhe mund të konsiderohet si një urë mes Lindjes dhe Perëndimit. Me historinë e saj të pasur dhe pasurinë kulturore, ky qytet ofron një gamë të gjerë mundësish për çdo lloj udhëtari. Stambolli është kaq i njohur për shkak të pozitës gjeografike unike, historisë së pasur, pamjeve dhe monumenteve historike, kulturës dhe traditës, tregtisë dhe ekonomisë, përzierjes së traditës dhe modernitetit, turizmit si dhe muzeve e galerive të shumta. Vendet që duhet me patjetër t'i vizitoni për të përjetuar një udhëtim të paharruar: 1. Hagia Sophia Moschee 2. Basilicia Cistern 3. Topkapi Palace 4. Blue Mosque 5. Sultanahmet District 6. Suleymaniye Mosque 7. Dolmabahce Palace 8. Bosphorus Strait 9. Grand Bazaar 10. Galata Tower

Me shume
sell-bansko-bulgaria-property.webp

Zbuloni sharmin e Banskos

12/01/2025

Bansko është një qytet malor i njohur në Bullgari, që ofron një kombinim të shkëlqyer mes natyrës, kulturës dhe historisë. Ndodhet në luginën e malit Pirin, i cili është një pasuri e UNESCO-s, dhe është i njohur për mundësitë e shkëlqyera për skijim dhe hiking. Pistat e skijimit janë perfekte për të gjitha nivelet dhe përfshijnë terrene për fillestarë dhe ekspertë. Për ata që preferojnë ngjitje malore, Bansko ofron një numër itinerarësh fantastikë. Mund të ngjitni malin Vihren, që është pika më e lartë në rajon, dhe të shijoni pamjet mahnitëse nga lart. Për ata që duan të relaksohen, mund të kaloni një ditë në spa të cilësisë së lartë dhe të shijoni ushqimin tradicional bullgar në restorantet e qytetit. Këshilla para udhëtimit: Për skijim, sigurohuni të rezervoni me kohë biletat dhe akomodimin, pasi Bansko është një destinacion shumë i popullarizuar gjatë dimrit. Mos harroni të vizitoni Pazarin e Vjetër të Banskos dhe të shijoni specialitetet tradicionale si banitsa dhe tavë me mish.

Me shume
istockphoto-635973512-612x612.jpg

Skijimi në Mavrovë

12/01/2025

Mavrova është një destinacion i shkëlqyer për dashamirët e skijimit dhe për ata që kërkojnë një aventurë dimërore. Me pistat e saj për të gjitha nivelet, Mavrova është një parajsë për skijatorët dhe snowboardistët. Pista më e gjatë e skijimit është deri në 3 km, dhe ofron mundësi për të gjithë, nga fillestarët deri te profesionistët. Përveç skijimit, Mavrova ofron aktivitete të tjera dimërore si ngjitje malore, shëtitje me sanie dhe patinazh në akull. Një tjetër atraksion i shkëlqyer është liqeni i Mavrovës, i cili ofron mundësi të shkëlqyera për foto dhe relaksim. Gjithashtu, mos harroni të vizitoni kishën e vogël të Shën Nikollës, e cila ndodhet në bregun e liqenit, dhe është një vend i bukur për të kaluar një pasdite të qetë. Këshilla para udhëtimit: -Sigurohuni të keni të gjitha pajisjet e nevojshme për skijim dhe aktivitete dimërore. -Dërgoni rezervimet për akomodim paraprakisht, pasi Mavrovo mund të jetë shumë i mbushur gjatë sezonit të skijimit.

Me shume
THESS_HALKIDIKI_TOULAS_01.jpg

Halkidiki: Parajsa Greke

27/03/2025

Halkidiki është një rajon bregdetar në veri të Greqisë, i njohur për peizazhet e tij mahnitëse, plazhet me rërë të artë dhe ujërat e kristalta. Ky rajon ka formën e një trekëndëshi, i përbërë nga tre gishta: Kassandra, Sithonia dhe Athos. Çdo "gisht" ofron një eksperiencë unike – Kassandra është më e zhvilluar dhe e njohur për jetën e natës dhe turizmin, Sithonia është më e qetë dhe natyrale, ndërsa Athos është i njohur për Manastirin e Shën Athosit dhe peizazhet e tij të pabesueshme malore. Halkidiki është gjithashtu i pasur me fshatra tradicionale, pyje të gjelbërta dhe mundësi për aktivitete të ndryshme jashtë, si hiking, piknik, dhe sporte ujore. Ky rajon ofron një kombinim të bukur midis natyrës, historisë dhe relaksimit, duke e bërë atë një destinacion të preferuar për ata që kërkojnë pushime të qeta dhe aventurë. Ja disa nga vendet që duhet të vizitoni me patjetër në Halkidiki: Kassandra Sithonia Mount Athos Ouranoupoli Neos Marmaras Petralona Cave Afytos Kallithea

Me shume
Sharm-el-Sheik.jpg

Sharm El Sheikh: Pasuria e Detit të Kuq

27/03/2025

Sharm El Sheikh qytet i vendosur në gadishullin Sinai në Egjipt, i cili ka fituar famë për bukurinë e plazheve të tij, ujërat e kristalta dhe mundësitë e shkëlqyera për zhytje dhe snorkeling. I njohur si një nga destinacionet më të mira për të eksploruar koralet dhe jetën detare të pasur të Detit të Kuq, Sharm El Sheikh ofron gjithashtu një gamë të gjerë aktivitetesh ujore dhe aventura. Përveç plazheve dhe aktiviteteve në det, qyteti ka një atmosferë të gjallë, me restorante, kafene, dyqane dhe një jetë nate të pasur. Sharm El Sheikh është gjithashtu një pikë e shkëlqyer për të eksploruar peizazhe të shkretëtirës dhe për të vizituar atraksione natyrore si parqe dhe rezervate natyrore. Ky qytet është një destinacion ideal për ata që kërkojnë pushime luksoze, aventura në natyrë dhe relaksim. Ja disa nga vendet që duhet të vizitoni gjatë një udhëtimi në këtë qytet: Ras Mohamed National Park Naama Bay Tiran Island Ras Um Sid Sharm El Sheikh Old Market White Knight Beach

Me shume
Iconic Landmarks in Rome_original.jpg

Roma: "Qyteti i Përjetshëm"

17/01/2025

Roma është një vend vërtet i veçantë. Me historinë e saj të pasur dhe arkitekturën mahnitëse, kishat, fontanat dhe piazat e jashtëzakonshme, ajo ka diçka për të gjithë. Emri "Qyteti i Eternit" (i përjetshëm ) thekson ndikimin e gjatë dhe të qëndrueshëm të Romës gjatë historisë, duke simbolizuar rëndësinë e saj të përjetshme si kryeqyteti i Perandorisë Romake dhe më vonë si zemra e Kishës Katolike. Kjo frazë kap idenë se trashëgimia kulturore dhe historike e Romës ka zgjatur për mijëra vjet. Vendet që duhet t'i vizitojmë në Romë: 1. Colosseum 2. Trevi Fountain of Rome 3. Pantheon 4. Vatican Museums & Sistine Chapel 5. Forum Romanum & Palatine 6. Sights of Trastevere 7. Piazza del Popolo etj.

Me shume
turkey_antalya.jpg

Antalya: Riviera Turke

27/03/2025

Antalya është një qytet bregdetar i vendosur në jugperëndim të Turqisë, në bregun e detit Mesdhe. I njohur si "Riviera Turke", Antalya ofron një kombinim të mrekullive natyrore dhe pasurisë historike. Qyteti ka plazhe të mrekullueshme me ujëra të kristalta dhe një klimë të ngrohtë, që e bën një destinacion të preferuar turistik. Përveç plazheve, Antalya është e pasur me vendbanime antike, kalatë dhe monumente që pasqyrojnë historinë e pasur të rajonit. E njohur gjithashtu për jetën e gjallë natën dhe mundësitë për pushime luksoze, qyteti ofron gjithashtu mundësi për aktivitete të ndryshme si hiking, ekskursione dhe vizita kulturore. Disa nga plazhet më të bukura në Antalya, sipas popullaritetit janë: 1.Plazhi Lara 2.Plazhi Konyaaltı 3.Plazhi Kemer 4.Plazhi Belek 5.Plazhi Side 6.Plazhi Alanya

Me shume
Freizeitaktivitaeten-in-Hurghada.jpg

Hurghada: Ku shkretetira takon detin

27/03/2025

Hurghada është një qytet bregdetar i vendosur në bregun perëndimor të Detit të Kuq në Egjipt. I njohur për plazhet e tij të mrekullueshme dhe ujërat kristal, Hurghada është një destinacion i njohur turistik, veçanërisht për ata që duan të shijojnë aktivitete ujore si zhytje, snorkeling dhe çiklizëm nënujore. Qyteti ka një histori të pasur, duke filluar si një fshat peshkimi dhe duke u zhvilluar tani në një nga qendrat më të njohura turistike të Egjiptit. Me hotele luksoze, resorte, dhe mundësi për aktivitete aventuristike, Hurghada ofron gjithashtu mundësi për ekskursione në shkretëtirën e Pusteqenës dhe për të eksploruar pasurinë natyrore dhe kulturore të rajonit. Klima e ngrohtë, plazhet me rërë të artë dhe diversiteti i aktiviteteve e bëjnë Hurghadën një destinacion të preferuar për turistët nga e gjithë bota. Vendet që duhet vizituar me patjetër në Hurghada: Sharm El Naga Bay Giftun Island Hurghada Marina Makadi Bay Hurghada Museum Desert Safari Sand City Hurghada

Me shume
bp-halaszbastya.png

Budapest: "Perla e Danubit"

17/01/2025

Budapesti njihet edhe me emrin "Perla e Danubit" për shkak të bukurisë së tij dhe vendndodhjes në bregun e lumit Danub. Ky emër thekson lidhjen e ngushtë mes qytetit dhe lumit që e kalon nëpër të, si dhe peizazhet e jashtëzakonshme që ofron qyteti. Po ashtu, ndonjëherë është quajtur edhe "Paris i Lindjes" për shkak të arkitekturës së tij të bukur dhe jetës kulturore të pasur, që shpesh krahasohet me atë të qytetit të Parisit. Budapesti është një bashkim i dy qyteteve të dikurshme, Buda dhe Pesta, të cilat janë ndarë nga lumi Danub. Buda është e njohur për bukurinë e saj natyrore dhe monumentet historike, ndërsa Pesta është një qendër e gjallë urbane dhe tregtare. Vlen të cekët arktitektura e mrekullueshme e qytetit të Budapestit e cila na magjepsë përgjatë shetitjeve Brenda qytetit. Vendet që duhet të vizitohen në Budapest: 1. Hungarian Parliament Building 2. Fisherman's Bastion 3. Széchenyi Baths and Pool 4. Shoes on the Danube Bank 5. St.Stephen's Basilica 6. Danube River 7. Szechenyi Lanchid 8. Hungarian State Opera House

Me shume